Sport
Real Madridi feston në “El Clasico”, rrëmben pozitën e parë në tabelë
Demokracia
22:56 | 10 Prill 2021

Share:

Real Madridi ka shënuar fitore në “El Clasicon” spanjolle, duke e mposhtur rivalin më të madh të saj Barcelonën, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2:1, në një sfidë spektakolare dhe plot emocione, ashtu siç dinë të bëjnë gjithmonë këta dy gjigantë të futbollit botëror.

Karim Benzema e Toni Kroos kanë shënuar për ekipin  Zinedine Zidane, derisa për Barcelonën, Oscar Minguez.

Reali në minutën e 90-të ka mbetur me një lojtarë më pak pasi Casemiro mori dy kartonë të verdhë, derisa Barcelona në minutën e 90+4’ e ka qëlluar shtyllën.

Me këtë fitore reali ngjitet në pozitën e parë në tabelë me pikë të barabarta me Atletico Madridin ndërsa Barcelona tash është vetëm një pikë mbrapa në vendin e tretë. /Demokracia.com

Të ngjashme