Sport
Real Madridi e nis me humbje vitin 2022, Getafe i shkakton disfatën e parë pas 15 ndeshjeve
Demokracia
15:56 | 02 Janar 2022

Share:

Real Madridi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2022, duke pësuar në ndeshjen e parë zyrtare në La Liga nga Getafe.

“Mbretërit” pësuan humbjen e parë pas 15 ndeshjeve në të gjitha garat nga Getafe me rezultat 1:0, shkruan Demokracia.com.

Turku, Enes Unal ishte “heroi” i skuadrës nga paralagjeja e Madridit i cili qysh në minutën e nëntë realizoi golin e vetëm.

Unal përfitoi nga gabimi i Militaos në mbrojtje dhe me një goditje ballë për ballë me portierin, Courtois “tundi” rrjetën.

Përkundër se Los Blancos më pas kërkuan golin e barazimit, atë nuk e arritën duke pësuar humbje.

Real Madridi përkundër disfatës mbetet lider në La Ligame 46 pikë, tetë më shumë se Sevilla që ka dy lojë më pak.

Getafe ngritet në vendin e 16-të me 18 pikë. /Demokracia.com/

Të ngjashme