Real Madridi e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti regjistroi sonte fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje të zhvilluara në Grupin C, për të vazhduar tutje si liderë të grupit.
Real Madridi triumfoi sonte në udhëtim ndaj Union Berlinit me rezultatin 2:3.
Joselu (61’, 72) dhe Dani Ceballos (89’) realizuan golat e fitores për “Los Blancos”. Vlen të theksohet se Luka Modric (45’) humbi një penallti sonte.
Kevin Volland (45+1’) dhe Alex Kral (85’) ishin autorët e golave për vendasit.
Real Madridi kalon tutje si lider i Grupit C me 18 pikë. Nga ky grup ka avancuar edhe Napoli, që u rendit i dyti me 10 pikë.
Braga do të vazhdojë garat në Ligën e Evropës, kurse Union Berlini është eliminuar.