Sport
Real Madridi dhe Real Sociedad barazojnë, “feston” Barcelona
Demokracia
22:54 | 29 Janar 2023

Share:

Real Madridi dhe Real Sociedadi kanë barazuar në ndeshjen kryesore të javës së 19-të në La Liga.

“Mbretërit” dhe skuadra baske u ndan baras 0:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.

Përkundër dominimit total për gjatë 90 minutave, Real Madridi nuk arriti që të paktën të realizojë një gol dhe të arkëtoj pikët e plota.

Los Blancos kishte shtatë goditje në portën e mysafirëve, por që portieri Remiro ishte në formë të mirë.

Këtij rezultati më së shumti i është gëzuar Barcelona që ka rritur diferencën e pikëve në pozitën e parë.

Real Madridi tani ka 42 pikë në vendin e dytë, pesë më pak se Barcelona.

Real Sociedadi mbetet i treti me 39 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme