Real Madridi është kualifikuar skuadra që e radhës që kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në “Alfredo di Stefano”, Real Madridi e ka zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Atalantës në kuadër të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve, shkruan Demokracia.com.
Pas dy ndeshjeve, madrilenët kalojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 4:1.
Benzema (’34), Ramos (’60) dhe Asensio (’85) shënuan për Real Madridin, kurse për mysafirët shënoi Muriel në minutën e 83-të.
Nga ana tjetër, Manchester City e ka mundur sonte Borussia Monchengladbachun me rezultat 2:0, dhe me rezultat të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet, 4:0, kualifikohet tutje.
De Bruyne (’12) dhe Gundogan (’18) i shënuan sonte golat e fitores për “Qytetarët”. /Demokracia.com
We’re back underway. 👊 pic.twitter.com/jWhym7QYge
— City Report (@cityreport_) March 16, 2021