Sport
Real Madrid me përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Sevillës, titulli po i “buzëqesh”
Demokracia
22:59 | 17 Prill 2022

Share:

Real Madridi ka triumfuar me përmbysje në rezultat në derbin e javës së 32-të kundër Sevillës në La Liga.

“Mbretërit” fituan 2:3 me rikthim në rezultat në pjesën e dytë të ndeshjes në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, shkruan Demokracia.com.

Sevilla krijoi epërsi të dyfishtë brenda 25 minutave të para të lojës me Ivan Rakitiqin në minutën e 21-të dhe Lamelan pas katër minutave.

Rikthimi i Los Blancos ndodhi në minutën e 50-të kur Rodrygo ngushtoi shifrat, e më pas Nacho Fernandez nga afërsia shtatë minuta para fundit riktheu baraspeshën në qytetin andaluzian.

Kur të gjithë bëheshin gati që ndeshja të mbyllej baras, në skenë doli futbollisti më në formë i Los Blancos, Karim Benzema i cili përmbysi gjithçka në minutën e dytë shtesë duke i siguruar fitoren skuadrës kryeqytetase.

Me këtë rezultat, Real Madridi vazhdon të mbetet lider me 75 pikë, 15 më shumë se Sevilla dhe Barcelona, me këtë të fundit që ka dy ndeshje më pak./Demokracia.com/

Të ngjashme