Sport
Real Madrid-Getafe, formacionet e mundshme
Demokracia
13:46 | 09 Shkurt 2021

Share:

Real Madrid synon të regjistrojë fitoren e dytë radhazi, ndaj skuadrës së Getafes.

Skuadra e Zinedine Zidane do të rikthehet në këtë ndeshje nga një fitore xhiron e kaluar kundër Huesca-s, me rezultat të ngushtë 2:1, ndërsa Getafe, nuk janë duke kaluar nëpër një sezon të mirë, ku xhiron e kaluar pësuan humbje kundër Sevillas në shtëpi, me rezultat 0:3, përcjell KosovaPress.

Pas 21 xhirosh, Real Madrid gjendet në pozitën e tretë, me 13 fitore, katër barazime dhe katër fitore, kështu duke arkëtuar 43 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë Barcelona.

Në anën tjetër, skuadra e Getafe-s brenda 21 ndeshjesh ka regjistruar gjashtë fitore, gjashtë barazime dhe nëntë humbje, duke u pozicionuar në vendin e 13-të me gjithsej 24 pikë.

Të dy trajnerët do të hynë në këtë ndeshje me qëllim për të siguruar tre pikë, ku formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho, Varane, Militao, Mendy; Modric, Casemiro, Blanco; Vinicius, Benzema, Asensio

Getafe (4-5-1): Yanez; Suarez, Cabaco, Chakla, Nyom; Hernandez, Maksimovic, Arambarri, Alena, Cucurella; Mata

Të ngjashme