Real Madrid hap derën për teknologjinë e re sa i përket stërvitjes për goditjet e dëntimi.
Klubi spanjoll po përdor një pengesë mekanike që udhëhiqet dhe rregullohet nga një aplikacion.
Për të zbuluar është vetë klubi, i cili ka postuar një video në rrjetet sociale për të treguar këtë risi.
Në videon e publikuar, shohim një punonjës i cili përmes një aplikacioni të instaluar në një tabletë, rregullon lartësinë e barrierave. Kjo do të thotë që lojtarët e Realit mund të përgatiten për ndeshje individuale duke vendosur lartësinë e saktë të kundërshtarëve të tyre.
Për shembull, para një ndeshjeje kundër Barcelonës, lojtarët e Real Madrid mund të ushtronin goditjet e dënimit me barrierat që janë në lartësinë e Jules Kounde ose Andreas Christensen./Demokracia.com/
? ¡Qué manera de clavarlas! ? pic.twitter.com/rn0jcVfHQf
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 30, 2022