Real Madridi ka shënuar fitoren e tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e raundit të katërt në Grupin D, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti sërish Shakhtar Donetskun.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu”, ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Karim Benzema shënoi të dy golat e fitores për “Los Blancos”, teksa për ukrainasit shënoi Fernando.
Real Madridi tani është lider në grup me nëntë, tri më shumë se Sheriff Tiraspol, që sonte takohet me Interin.
Kurse, Shakhtar Donetsk mbetet në pozitën e katërt dhe të fundit me vetëm një pikë. /Demokracia.com