Real Madridi ka marrë një fitore të madhe sonte ndaj Barcelonës në “El Clasico” numër 182, shkruan Demokracia.com.
Mbretëritë përveç triumfit ndaj rivalit më të madh të tyre, arritën të marrin edhe kreun e tabelës, të cilën deri tash e mbante Atletico Madrid.
Benzema e Kroos shënuan për ekipin e Zinedine Zidane, derisa Minguez për Barcelonën.
Faqja prestigjioze e vlerësimeve, “WhoScored” ka publikuar notat e futbollistëve për këtë ndeshje.
Futbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Leo Messi me notën 7.8. /Demokracia.com