Arsenali ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Wolvesit në një ndeshje spaktakolare në të cilën nuk mungoi pothuaj asgjë, shkruan Demokracia.com.
Tre gola dhe dy kartonë të kuq e bënë këtë ndeshje tejet joshëse ku në fund festuan vendasit me rezultat 2:1.
“Topçinjët” të parët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Nicolas Pepe në minutën e 32-të.
Lojtari kosovar, Granit Xhaka në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook tregon se është i dëshpëruar me humbjen e Arsenalit në Premierligë.
Xhaka beson se “Topçinjtë” merituam më shumë nga ndeshja e mbrëmshme.
“Jam i dëshpëruar. Nuk e merituam këtë”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.
Me këtë humbje, Arsenali tashmë pozicionohet në vendin e 10-të me 31 pikë pas 22 xhirove./Demokracia.com
https://www.facebook.com/GranitXhaka/posts/1520100131530250