Sport
Reagon Valon Berisha pasi kuptoi se sezoni për të mori fund
Demokracia
16:43 | 09 Prill 2021

Share:

Valon Berisha ka marrë një lajm të keq sot nga stafi mjekësor i skuadrës franceze Reims.

Mesfushori i Kosovës duhet t’i nënshtrohet një operimi i cili do ta lë jashtë fushave deri në përfundim të këtij sezoni, shkruan Demokracia.com.

Berisha u lëndua në grumbullim me Kosovën për dy ndeshjet eliminatore pwr Kampionatin Botwror “Katar 2022” me Suedinë dhe Spanjën. Pasi kuptoi se e ka humbur sezonin, Berisha ka postuar në fotografi në rrjetet sociale ku shkruan:  “Keq për ta thënë që sezoni mori fund. Shihemi sezonin e ardhshëm”.

Berisha ishte lojtari kryesor në skuadrën e Reimsit dhe padyshim ky lëndim është një hendikep edhe për vetë klubin francez. /Demokracia.com

Të ngjashme