Lajme
Reagon UP pas sulmit ndaj profesoreshës Latifi-Pupovci, kërkon trajtim urgjent nga organet e drejtësisë
Demokracia
22:06 | 10 Maj 2022

Share:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas sulmit fizik që i është bërë profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci.

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, sot është sulmuar fizikisht nga gjinekologu, Arsim Gashi, babai i një studenti të profesoreshës Latifi-Pupovci.

Këtë sulm e ka dënuar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan Demokracia.com.

Përmes një reagimi, UP-ja ka kërkuar që organet e drejtësisë ta trajtojnë me urgjencë sulmin fizik që i është bërë profesoreshës Latifi-Pupovci.

UP-ja thekson gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë më organet përkatëse, për të mundësuar zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin e rastit në tërësi.

“Aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e UP-së.

Reagimi i plotë i UP-së, pa ndërhyrje:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për sulmin fizik ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë në UP, prof. asoc. dr. Hatixhe Latifi Pupovci.

Aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare.

Me këtë rast, UP-ja u bënë thirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore. UP-ja thekson gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë më organet përkatëse, për të mundësuar zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin e rastit në tërësi. /Demokracia.com/

Të ngjashme