Lajme
Reagon SHBA-ja pas njoftimit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi
Demokracia
23:17 | 25 Mars 2023

Share:

Nuk ka “indikacione” se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se disa armë bërthamore “taktike” do të zhvendoseshin në Bjellorusi, tha Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë do të “vazhdojnë të monitorojnë këtë situatë”, por nuk shohin arsye “për të rregulluar qëndrimin strategjik bërthamor”, transmeton Telegrafi.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës së NATO-s”, thuhet tutje në një deklaratë.

Reagimi i SHBA-së vjen pasi Putini tha se kishte nënshkruar një marrëveshje për zhvendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi.

Dhjetë aeroplanë me kapacitet për të bartur armatimin thuhet se tashmë janë zhvendosur atje.

Deri më 1 korrik do të ndërtohet një objekt magazinimi për armët.

Një zyrtar amerikan tha se të dyja vendet kishin biseduar për vendosjen e armëve bërthamore për “një kohë” dhe sugjeroi se njoftimi mund të ishte “sinjalizim politik”.

 

Të ngjashme