Lajme
Reagon Sarrazin e quan lajm të mirë marrëveshjen për dokumente
Demokracia
20:04 | 27 Gusht 2022

Share:

I dërguari gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Sarrazin përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka falënderuar emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, si dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për mbështetjen dhe koordinimin.

“Faleminderit Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar për mbështetjen dhe koordinimin. Lajme te mira”, ka shkruar Sarrazin.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Të ngjashme