Lajme
Reagon Restelica: Kam dhënë dorëheqje më 19 gusht, nuk ka pasë nevojë për rrokada të tilla
Demokracia
22:56 | 22 Gusht 2022

Share:

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Prishtina Parking, Liridon Restelica, ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje më 19 gusht, kështu duke publikuar edhe letrën e dorëheqjes.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Më tej, Restelica ka thënë se do të shikojë mundësitë ligjore për të mbrojtur reputacionin e tij dhe të kolegëve.

Postimi i plotë:

Reagim dhe sqarim rreth dorëheqjes nga Prishtina Parking

Ashtu si e do rregulli, njoftimi për dorëheqje, shkarkim apo te ngjashme, së pari i bëhet personit për kënd i drejtohet apo organit që të ka zgjedhur, e tek pastaj mediave dhe palëve të interesuara.

Unë kam dhënë dorëheqje me datë 19 gusht 2022, ditë e premte, të njejtën e kam protokoluar pranë zyrës përkatëse të kompanisë ku kam kryer funksionin. Arsyet e dorëheqjes veqse janë të theksuara ne akt-dorëheqjen.

Sot, u trumbetua nëpër media për kinse shkarkimin tim në orët e vona të mbrëmjes. Nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla pasi dorëheqja ime ishte e parevokueshme.

Për të ruajtur reputacionin dhe dinjëtetin tim, do të shikoj mundësitë ligjore për mbrojtjen e reputacionit tim dhe kolegëve të ndërmarrjes publike komunale Prishtina Parking ku kam punuar me nder dhe përgjegjësi deri më tani.

Ju falemnderit për mirëkutpim!

Me respekt,

Të ngjashme