Sot janë shënuar dy sulme në komunat me shumicë serbe. Në Zubin Potok janë djegur zyrat në Qendrën e Regjistrimit Civil, ndërsa në zyrat në Zveçan është gjetur eksploziv i pashpërthyer. E pas këtyre sulmeve ka reaguar edhe shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela.
Ai ka thënë që Serbia mbanë përgjegjësi për çdo tejkalim të situatës në veri.
“Strategjia e Serbisë është që t’i rrisë tensionet çdo ditë në mënyrë që t’i provokojë institucionet e Kosovës. Grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale kanë djegur zyrat e qendrës për regjistrimin e automjeteve. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës”, ka shkruar Vela.
⛔️ #Serbia’s strategy is to increase tensions daily in order to provoke a response from #Kosovo institutions#Vučić’s criminal groups & illegal structures burned down premises of car registration centre#Belgrade bares the full responsibility for any escalation of the situation pic.twitter.com/XsXws3TZoN
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 25, 2021
Sot është dita e gjashtë që protestuesit serbë kanë barrikaduar pikëkalimin kufitar në Jarinje dhe Bërnjak, pasi u vendos reciprociteti për targat ndaj të gjitha automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.