Zyra e Presidencës së Kosovës ka thënë se reaguar pas publikimit të lajmit në të cilin thuhet se Gjykata kushtetuese e ka hedhur poshtë dekretin e Presidencës për shkarkimin e ambasadorit Avni Kastrati.
Në reagimin e Zyrës së Presidencës thuhet Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë dekretin e Presidentes, por sipas tyre, Kushtetuesja ka pretenduar se gjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtat dhe liritë themelore.
“Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kthej këtë çështje në Rivendosje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pra, në asnjë rrethanë nuk kemi të bëjmë me hedhje poshtë të dekretit të Presidentes, meqë Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë vlerësim të kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes”, thuhet në reagim.
LEXO EDHE:
Avni Kastrati kundër Presidentes Osmani – Kushtetuesja ua rrëzon vendimet tri Gjykatave
Reagimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë dekretin e Presidentes
Lajmi i publikuar në disa mediume se “Kushtetuesja hedh poshtë dekretin e Presidentes për shkarkimin e Avni Kastratit si ambasador i Kosovës në Slloveni”, është i pasaktë. Në fakt, Gjykata Kushtetuese fare nuk e ka bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes.
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës është njoftuar sot nga Gjykata Kushtetuese se parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese ka pretenduar se gjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me Kushtetutë.
Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kthej këtë çështje në Rivendosje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pra, në asnjë rrethanë nuk kemi të bëjmë me hedhje poshtë të dekretit të Presidentes, meqë Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë vlerësim të kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes.