Lajme
Reagon Ministria e Shëndetësisë pasi iu dogj vetura Drejtorit të Auditimit të SHSKUK-së
Demokracia
18:39 | 07 Tetor 2022

Share:

Ministria e Shëndetësi ka reaguar pasi djegies së veturës së Drejtorit të Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së.

Në reagimin e MSH-së iu bëhet thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të ndërmarrë veprimet e duhura dhe të zbardhë rastin.

“Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që pa vonesë të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje dhe që edhe autorët edhe porositësit e këtij akti makabër t’i nxjerrin para drejtësisë.  Në të njëjtën kohë shprehim mbështetjen për çdo zyrtar që i shërben institucioneve tona publike dhe i inkurajojmë të mos zmbrapsen e të vazhdojnë punën e tyre”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar me shqetësim njoftimin se në ambientet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i është djeguar vetura e Drejtorit të njësisë së Audimit të Brendshëm të ShSKUK.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që pa vonesë të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje dhe që edhe autorët edhe porositësit e këtij akti makabër t’i nxjerrin para drejtësisë.

Në të njejtën kohë shprehim mbështetjen për çdo zyrtar që i shërben institucioneve tona publike dhe i inkurajojmë të mos zmbrapsen e të vazhdojnë punën e tyre.

Paraja publike do të përdoret në të mirë e në shërbim të qytetarit, keqbërjet do të evidentohen e do të procedohen tek organet gjegjëse. Aktet qyqare si ky e një tjetër ditë më parë, nuk na zmbrapsin e as nuk ka frikësojnë. Përkundrazi, na forcoinë e na bëjnë më të vendosur drejt punëve tona për te kthyer shëndetësinë publike në rrugë të mbarë!

LEXO EDHE:

Drejtorit të Auditimit në SHSKUK i digjet vetura për herë të dytë

Të ngjashme