Lajme
Reagon ministri Heiko Maas për aksidentin në Kroaci: Në mesin e viktimave është edhe një gjerman
Demokracia
14:32 | 27 Korrik 2021

Share:

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se në mesin e viktimave që humbën jetën në aksidentin në Kroaci, është edhe një gjerman.

Maas përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Gjermania mban zi me Kosovën dhe Kroacinë pas këtij aksidenti, përcjell Demokracia.com.

“Së bashku me shokët tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne jemi të trishtuar se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman”, u shpreh ai.

Ndryshe, sot pritet që në Kosovë të arrijnë 26 bashkatdhetarët të cilët po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brod.

Në spital janë edhe 15 qytetarë, nga të cilët dy janë në kujdes intensiv dhe njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Sa i përket viktimave, u bë e ditur se do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, sonte pas orës 22:00./Demokracia.com/

 

Të ngjashme