Mikrobiologu Lul Raka ka sqaruar se si kryesues i Bordit Këshilldhënës për pandeminë, nuk është konsultuar nga askush lidhur me propozimin për lirimin e masave.
Raka përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “çdo lehtësim politik i masave mundëson”.
“Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë.”, ka shkruar ai në fund, përcjell demokracia.com.
Lexo edhe:
Këto janë të gjitha masat e reja lehtësuese që ka marrë Qeveria e Kosovës
Postimi i plotë i Rakës, pa ndërhyrje:
Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese ‘në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës’. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.
Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo ’lehtësim politik i masave’ mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë.
Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë./Demokracia.com/
Të nderuar/a,
Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “…
Posted by Lul Raka on Thursday, February 11, 2021