Lajme
Reagon Kurti për sulmin ndaj gazetarit Duriqi, fajëson Qeverinë Hoti
Demokracia
19:47 | 25 Shkurt 2021

Share:

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për sulmin brutal që ndodhi ndaj gazetarit, Visar Duriqi.

Kurti në rrjetin social, ‘Facebook’ ka reaguar ndaj rrahjes brutale kundër gazetarit, Visar Duriqi, duke thënë se për të gjitha këto fenomene negative që po i ndodhin Kosovës fajtore është qeveria aktuale, përcjell Demokracia.com

Kurti tha se qeveria e ardhshme do ta konsiderojë si mision rujtjen e demokracisë dhe të lirës së fjalës, bindjes e veprimatrisë politike sipas ligjit.

Ai në fund u bëri thirrje forcave të rendit që të zbardhin rastin dhe të vënë para drejtësisë përgjegjësit./Demokracia.com

Ky është postimi i tij:

Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.
I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

Të ngjashme