Lajme
Reagon Komuna e Prishtinës pas dështimit që “Sunny Hill” të organizohet në Kosovë
Demokracia
19:00 | 14 Qershor 2022

Share:

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar pas dështimit që të organizohet festivali ndërkombëtar “Sunny Hill”.

Organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ky festival gjatë këtij viti do të mbahet në Tiranë, përcjell Demokracia.com.

Sahatçiu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se festivali duhet të mbahet në Prishtinë.

“Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme. #SunnyHillNëPrishtinë”, ka shkruar ajo.


Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, “Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë pasi organizatorët janë tërhequr.

Ky vendim erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

Dukagjin Lipa, ia ka dorëzuar një letër lidhur me këtë çështje presidentes, kryeministrit, ministres së jashtme dhe ministrit të kulturës./Demokracia.com/

Për faj të Qeverisë Kurti, Kosova humbi miliona euro| Letra që Dukagjin Lipa ua nisi Kurtit e Osmanit

Të ngjashme