Sport
Reagon Kasapi: Fajet nuk i ka përzgjedhësi por klubet që në lojë inkuadrojnë lojtarë fals
Demokracia
16:51 | 08 Prill 2021

Share:

Përzgjedhësi i Kosovës U17, Arsim Abazi ditë më parë zbuloi listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.

Kjo listë zgjoi kërshëri derisa ishin disa klube të zhgënjyera më përzgjedhjen, kritikuan Abazi se nuk e kishte bërë zgjedhjen e mirë. Sot ka ardhur një tjetër reagim, por këtë herë në favor të përzgjedhësit dhe kritika në adresë të klubeve, shkruan Demokracia.com.

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Fetim Kasapi që tash luan rolin e “Skautit” ka thënë se janë vetë klubet fajtore për këtë situata, pasi ato duke dashur të marrin rezultate, në lojë aktivizojnë futbollistë të të lindur në vitin 2004 e të cilët nuk kanë drejtë loje për U17 dhe kjo po bënë që ata tash të mbesin jashtë liste.

Ja Reagimi i plotë i Kasapit:

Reagim me shkasë:

Si skaut i Fc Besa jam ne përcjellje të vazhdueshme të ndeshjeve kampionale tek U/17!

Duke parë reagime të shumta ne përzgjedhjen e kombëtares te Kosoves në U/17 te prirë nga Arsim Abazi ( i posa emëruar), konsideroj qe ka vend për kritika por nje pjesë e madhe e tyre janë krejtësishë të pavend dhe dua te ju informojë qe në shumicen e lojrave kampionale tek U17, 90% te tyre janē te lindur ne vitin 2004 e qe nuk kanë tē drejtë te luajn për kombetare!

Në Bullgari udhëtojnë vetem lojtaret e lindur në 2005’ten dhe me te ri.

Andaj konsiderojë që në vendë të kritikave me shumë te mireni me ekipet e juaja duke ju japur mundësi lojtarëve te lindur ne vitin 2005 të luajnë e jo ti leni ne shumicen e kohes në banken rezervë!

Jam që ti japim kohën e duhur @Arsim Abazi, nese nuk e kryen punen si duhet do të jam kritkuesi më i madhë, por jo vetem pas 10ditëve punë

Fetim Kasapi. /Demokracia.com

 

Të ngjashme