Lajme
Reagon ish-missi shqiptar pasi u tha se ishte me Vis Martinaj pak para zhdukjes së tij
Demokracia
16:43 | 07 Mars 2023

Share:

Pas dëshmisë së dalë nga Prokuroria, ku Deta Kokomani tregon njohjen me Ervis Martinaj, ish- missi ka reaguar. Deta Kokomani ka reaguar për JOQ dhe është shprehur se deklaratat e saj po keqpërdoren.

Ajo thotë se prokuroria ka shtuar detaje dhe emra që nuk i ka përmendur fare teksa shtoi se lidhja e saj me Ervis Martinajn po përdoret për të mbuluar detaje të tjera.

Sipas saj, Martinaj ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjetër para se të zhdukej, por kjo nuk po thuhet, pasi nuk duhet që t’i dalë identiteti.

“Trecereku fjalve të kjo “dëshmia” s’janë thënë as nga unë po nga prokuroret zhulsa të Ramës. Kanë shtuar detaje, kane shtuar emra qe unë si kamë përmendur fare dhe i kanë dhënë për mediat pa të drejtë. Për të mos përmendur që lidhja ime me personin ne fjalë po përdoret për të mbuluar shumë gjëra se para se të zhdukej ka qenë me persona të tjerë duke përfshirë dhe një femer tjetër që po i mbrohet identiteti nga shteti.

Me shumë nuk dua të flas dhe s’do flas se çdo fialë përdoret sipas përfitimeve të mediave”, thotë Deta Kokomani.

Ish-missi shqiptar, Deta Kokomani thuhet ka qenë në një lidhje me Ervis Martinajn, i zhdukur që prej vitit të kaluar.

Për herë të fundit Ervis Martinaj, është parë mbrëmjen e 7 gushtit në një hotel në plazhin e Durrësit dhe në 8 gusht 2022 në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik, i shoqëruar nga një vajzë me të cilën kishte lidhje intime. Ata kanë hyrë në ambientet e hoteli.

Të ngjashme