Lajme
Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal
Demokracia
15:12 | 24 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar pas aksionit të sotëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Për shkak të keqpërdorimeve të subvencioneve në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka kryer një aksion, ku ka rezultuar me 12 të arrestuar dhe rreth 400 mijë euro të sekuestruara, raporton Demokracia.com.

Pas kësaj, ka reaguar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Hoti ka kërkuar nga organet e rendit që të bëjnë një hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë.

Sipas Hotit, të gjitha ata që kanë keqpërdorur subvencionet dhe keqpërdorin detyrën zyrtare nuk e meritojnë të jenë në institucione.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Pres hetim te plote, gjitheperfshires dhe te shpejte ndaj kujtdo qe eshte i perfshire ne rastin e subvencioneve bujqesore. Fajtoret duhet te marrin denimin maksimal. Keta njerez nuk e meritojne te jene ne institucione. /Demorkacia.com/

Pres hetim te plote, gjitheperfshires dhe te shpejte ndaj kujtdo qe eshte i perfshire ne rastin e subvencioneve…

Posted by Avdullah Hoti on E mërkurë, 24 Shkurt 2021

Të ngjashme