Sport
Reagon gazetari që publikoi lajmin e rremë për vdekjen e Mino Raiolas
Demokracia
15:21 | 28 Prill 2022

Share:

Gazetari Tancredi Palmeri ishte i pari që e dha lajmin e rrejshëm për vdekjen e agjentit të futbollit, Mino Raiola.

Palmeri e ka fshirë lajmin për vdekjen e tij dhe ka kërkuar falje duke thënë se është i mërzitur për këtë lajm të rrejshëm.

“Fshiva postimin në Tëitter për Raiolën.Nuk ishte spekulim apo “vrapim për të qenë i pari/ Unë kurrë nuk do të bëja diçka të tillë për një çështje të tillë. Lajmi u publikua nga TgLa7, lajmet më të vlerësuara të televizionit italian; konfirmuar nga të gjitha mediat më të mëdha italiane.Por edhe unë kam postuar gabim në Twitter, prandaj jam i mërzitur dhe kërkoj falje”, ka shkruar në Twitter ai.


Pas raportimeve se ka vdekur agjenti më i famshëm i futbollit, reagoi vetë Mino Raiola.

Ai nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka reaguar me disa fjalë duke hedhur poshtë raportimet e mediave më të mëdha në botë.

“Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: I inatosur, për herë të dytë në 4 muaj më vrasin. Gjithashtu në gjendje për të ringjallur”, ka shkruar Raiola në Twitter.

Të ngjashme