Lajme
Reagon gazetari Halitaj: Rrëfimi i Kurtit për gazetaren që e ndjekë në arë për përgjigje është humor i zi
Demokracia
15:57 | 13 Tetor 2022

Share:

Gazetari Agron Halitaj ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se një gazetare po “e ndiqte nëpër ara” duke e pyetur me insistim për Lajçakun.

Halitaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kryeministri duhet ta dijë se gazetarët e ndjekin kudo që të jetë dhe ngado që të lëviz, dhe sipas tij nuk e bëjnë këtë për të- si Albin, por për të si kryeministër.

Ai ka shkruar më tej se rrëfimi për gazetaren se si e ka ndjekur nëpër ara për të marrë prej tij një qëndrim për Lajçakun, është “humor i zi”, është mosrespekt për mediet në përgjithësi e për gazetaren në veçanti.

“E bëjnë për interesin e publikut! Andaj, rrëfimi për gazetaren se si e ka ndjekur nëpër ara për të marrë prej tij një qëndrim për Lajçakun, është “humor i zi”, është mosrespekt për mediet në përgjithësi e për gazetaren në veçanti, dhe është përpjekje për t’i mësuar gazetarët se si duhet ta kryejnë punën e tyre. Mjerisht, viteve të fundit janë rralluar vizitat e burrështetasve të huaj, sepse kryeministri do ta shihte se si një gazetar amerikan, në mes të Prishtinës i bën pyetje zyrtarit të lartë të shtetit të vet për ngrohjen globale, apo se si një gazetar gjerman pyet për çështje të taksave në Gjermani. Gazetarët janë thjeshtë të paparashikueshëm! Ata që janë të kontrollueshëm nuk janë gazetarë të njëmend”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Halitajt, pa ndërhyrje:

Kryeministri duhet ta dijë se gazetarët e ndjekin kudo që të jetë dhe ngado që të lëviz. Nuk e bëjnë këtë për të- si Albin, por për të- si kryeministër. E bëjnë për interesin e publikut! Andaj, rrëfimi për gazetaren se si e ka ndjekur nëpër ara për të marrë prej tij një qëndrim për Lajçakun, është “humor i zi”, është mosrespekt për mediet në përgjithësi e për gazetaren në veçanti, dhe është përpjekje për t’i mësuar gazetarët se si duhet ta kryejnë punën e tyre. Mjerisht, viteve të fundit janë rralluar vizitat e burrështetasve të huaj, sepse kryeministri do ta shihte se si një gazetar amerikan, në mes të Prishtinës i bën pyetje zyrtarit të lartë të shtetit të vet për ngrohjen globale, apo se si një gazetar gjerman pyet për çështje të taksave në Gjermani. Gazetarët janë thjeshtë të paparashikueshëm! Ata që janë të kontrollueshëm nuk janë gazetarë të njëmend.

Të ngjashme