Lajme
Reagon Fushë-Kosova, shpëton qytetarët nga betoni
Demokracia
19:56 | 18 Prill 2024

Share:

Është shenjë ndalese e përkohshme deri të ndizet drita e gjelbër, por në këtë rrugë stop iu bë dikujt për çdo herë.

Fjala është për kamionët e kompanive të betonit, të cilët deri para këtij vendimi ishin të përhershëm në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë Kosovë.

Por kur Kiksi ngriti këtë shqetësim dhe u interesua në Komunën e Fushë Kosovës për të kuptuar se si u bë që kamionët me pesha të rënda vërshonin këtë rrugë në çdo orar, e cila është e mbushur me këmbësorë, e fëmijë që çdo ditë shkojnë në të dy shkollat që ndodhen njëra në fillimin e rrugës e  tjetra në anën tjetër të rrugës, komuna reflektoi.

Vendimin e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e këtyre bizneseve, të cilat prodhojnë beton.

Për Kiks Kosovën ata thanë se po tentojnë që të gjejnë rrugë alternative që të kalojnë me makineritë e tyre të rënda.

Me pas njoftimi u publikua edhe nga drejtoria e Shërbimeve Publike e kësaj komunë, në të cilin thuhet se këto automjete, të cilat kishin kaluar deri tani përmes rrugës ‘Hajrullah Zymi’, të cilat i kemi evidentuar edhe ne, ato nuk mund të kalojnë nëpër qendër të qytetit.

Njoftimi u publikua edhe në rrjetin social Facebook, madje aty u postuan edhe fotot e tabelave, në të cilat bëhet e ditur se kjo rrugë është e ndaluar për kamionët që kanë peshë mbi 7.5 tonë.

Të ngjashme