Lajme
Reagon FSK-ja: Personi që u vra mbrëmë nuk është pjesëtar i yni, i përfshiri po
Demokracia
14:00 | 05 Gusht 2023

Share:

Forca e Sigurisë së Kosovës i ka demantuar raportimet në media se personi që u vra pas të shtënave me armë në lokalin “Bon Vivant” , Kastriot Ramadani, ishte pjesëtar i FSK-së.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare, FSK i ka quajtur të pavërteta raportimet.

Ndërkohë, për personin tjetër që mbeti i plagosur, Hysni Geci, e që u raportua se është pjesë e FSK-së, kanë thënë se pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të  FSK-së.

“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e  mbrëmshëm se i vrari  është pjesëtarë i FSK-së, nuk janë të vërteta, sipas informacioneve zyrtare në këtë ngjarje  ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së”, thuhet në reagim.

Të ngjashme