Televizioni kosovar KTV dje bëri bujë kur dha lajmin për nisjen e transmetimeve të ndeshjeve kryesore në Ligën e Parë. KTV do të bëjë nesër transmetimin drejtpërdrejt të përballjes Flamurtari – Ulpiana qw nis nga ora 15:00, shkruan Demokracia.com.
Gjithsesi, FFK sot ka dal me një reagim-sqarim ku thotë se nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë kompani mediatiake për t’i transmetuar ndeshjet e Ligës së Parë.
“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron se nuk ka marrëveshje me asnjë operator për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë. FFK pret që në të ardhmen të ketë kompani mediatike të interesuara për blerjen e të drejtave televizive edhe për Ligën e Parë, duke pasur parasysh rritjen e cilësisë së kësaj lige, por edhe interesimin e dashamirëve të futbollit për ndeshjet e kësaj kategorie”, thuhet në sqarimin e FFK-së. /Demokracia.com