Lajme
Reagon Fatmir Sejdiu: “Kuvendi i pazareve” solli këtë rezultat të LDK-së
Demokracia
18:52 | 19 Shkurt 2021

Share:

Ish-kreu i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka reaguar rezultatit të kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sejdiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur Kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së “kuvend i pazareve”, përcjell Demokracia.com.

Sipas tij, veprimet që ndodhen në Kuvendin e IX-të, sollën rezultatet e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Paralajmërimi im në Kuvendin e IX-të të LDK-së, që ishte kuvend i pazareve “të konsensusit” dhe i pamundësimit të garës demokratike, veprime këto të cilat e sollën këtë rezultat të LDK-së sot”, ka shkruar Sejdiu.

Kujtojmë se LDK, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka arritur të fitojë mbi 13 për qind të votave në zgjedhjet që u mbajten të dielën./Demokracia.com/

Të ngjashme