Lajme
Reagon edhe Muharremaj për rastin e dhunës në Pejë, kërkon që e moshuara të vendoset tek shtëpia “Jetimat e Ballkanit”
Demokracia
19:51 | 02 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj rastit të dhunës ndaj të moshuarës në Pejë. 

Muharremaj shprehet i shqetësuar për këtë rast, poashtu tregon qe ai ka biseduar me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini pasi që infermierja është nga Gjakova dhe Halil Kastratin që ti ofrojnë të moshuarës strehim dhe kujdes.

Si përfundim, Muharremaj bashkë me Gjinin dhe Kastratin, shprehen të pajtuar dhe presin konfirmimin e familjes së të moshuarës për mbështetjen e tyre, ashtu siç ajo e meriton.

Postimi i plotë i Bali Muharremajt: 

Të gjithëve na shqetësoi rasti i keqtrajtimit dhe dhunës ndaj nënës së dëshmorit Taulant Nura.
Andaj e pakta që mund të bëjmë për te është ta ofrojmë përkrahjen dhe ndihmën tonë.
Sapo bisedova me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini (meqë ajo është nga Gjakova) dhe me Humanistin Halil Kastrati, që asaj ti ofrohet strehim dhe përkujdesje në Shtëpinë e të Moshuarve në komunën tonë.
Mbetet që vetëm familja të pajtohet me këtë dhe ne jemi të gatshëm ta mbështesim dhe ta trajtojmë ashtu siç e meriton.

Të ngjashme