Lajme
Reagon edhe ish-menaxherja e Shtëpisë ku u torturua e moshuara: Aty ka pasur kërcënime edhe më herët, duhet të mbyllet sa më parë
Demokracia
17:25 | 02 Nëntor 2022

Share:

Pas rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqëve në Pejë, që nxiti reagime të shumta duke dënuar pamjet e tmerrshme, ka reaguar edhe ish-menaxherja e këtij institucioni, Viola Sahatçiu.

Në llogarinë e saj në Facebook, Sahatçiu shkruajti se arsyeja e largimit të saj nga pozita e menaxheres ishte pikërisht joprofesionalizmi i kësaj qendre, duke shtuar kjo shtëpi duhet të mbyllet sa më parë.

Shkrimi i plotë:

Qendra e të moshuarve ‘Orenda’.
Qendër e cila nga fillimi u hap për t’gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve.
Pa rregullsi jo profesionalizëm, pa kujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha unë menaxhere, arsye kjo pse japa dorëheqje pas 3 muajve.
Sot doli një përfaqësim i keqmenaxhimit dhe keqtrajtimit hierarkik në atë vend. Ato infermjere janë vetëm një reflektim i vogël.
Arsyeja pse po reagoj është se pashë lajmin se ‘Orenda’ do të dal dhe të mbaj konferencë për media për tu distancuar nga sjellja e punonjësve të tyre. E mua kjo mu duk shumë absurde pasi aty ka edhe kamera.
Ajo qendër është një ëndërr e bukur zvicërane me realitetin e hidhur shqiptar e cila duhet të mbyllet sa më parë!

Të ngjashme