Disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot, pas një aksioni te objekti i “Rilindjes”. Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, i cili e ka quajtur pushtetin aktual, arrogant.
Mushkolaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi nga arrestimi i aktivistes Teutë Rrusta, përcjell Demokracia.com.
“Fotografia e shëmtuar e pushtetit arrogant”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi për Demorkacia.com ka konfirmuar se disa nga të arrestuarit janë liruar.
“Shumica janë liruar. Edhe të tjerët në procedure të lirimit”, tha Kuçi.
Rastin për arrestimin e tetë aktivistë të PSD-së, për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Pas këtij zhvillimi, opozita e ka kritikuar ashpër pushtetin./Demokracia.com/