Reagon edhe Hoti pas kërcënimeve që iu bënë KQZ-së: Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se nuk i takon politikës të vendos se a kanë ose jo të drejtë institucione e pavarura në vendimet që marrin.
Hoti po ashtu ka kërkuar që të mos fyhen institucionet e pavaruara, përcjell Demokracia.com
“Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.” , ka shkruar Hoti në Facebook
Postimi i plotë:
Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.
Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.
Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë./Demokracia.com
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4010919055636085