Lajme
Reagon edhe Eliot Engel: Ditë e madhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit
Demokracia
16:53 | 02 Shkurt 2021

Share:

Ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka uruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Engel ka thënë se vendosja e raporteve diplomatike mes shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës është një ditë e madhe për të dy shtetet, shkruan Demokracia.com

“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel në Twitter.

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli dje edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen, përmes së cilës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.

Njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve vjen pas marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpine Bardhë.

Ndërsa Bashkimi Evropian e ka kirtikuar këtë vendim, duke e quajtur “për keqardhje”./Demokracia.com/

 

Të ngjashme