Lajme
Reagon edhe Bërnabiq: Marrëveshja e Brukselit vdiq sonte
Demokracia
20:19 | 24 Mars 2022

Share:

Pas deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin për Kosovën pas suspendimit të gjyqtares serbe që mori pjesë në takimin e së martës në Beograd me Vuçiqin, ka reaguar edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, transmeton Demokracia.com.

“Dhuna brutale kundër serbëve në Kosovë po vazhdon. Me çdo vendim, Kurti cënon paqen dhe stabilitetin çdo ditë, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, tha kryeministrja serbe. /Demokracia.com/

Eskalon Vulin dhe kërcënon hapur: Hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në luftë në Kosovë

VIDEO| Vuçiq del me informacion urgjent: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

Të ngjashme