Lajme
Reagon edhe Ambasada Italiane: Certifikimi i kandidatëve duhet të kryhet sipas ligjit
Demokracia
16:42 | 21 Janar 2021

Share:

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando përmes një postimi në Twitter ka reaguar pas kërcënimeve që po u bëhen KQZ-së, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputet.

Ambasadori Orlando ka thënë se procedurat e certifikimit të kandidatëve duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje, transmeton Demokracia.com

“Procedurat parazgjedhore si certifikimi i kandidatëve janë në vazhdim dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen në bazë të ligjit dhe ndërhyrjeve.”, ka shkruar ai.

Ambasadori tha se pret nga institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente./Demokracia.com

 

Të ngjashme