Sport
Reagon Drenica: Çmimin “Ylli i Javës” e meritoi Denisson
Demokracia
19:21 | 26 Tetor 2021

Share:

Klubi Futbollistik ‘Drenica’ ka reaguar në lidhje me përzgjedhjen e ‘Yllit të Javës’.

Çmimi për ‘Yllin e Javës’ në xhiron e 11-të ka shkuar për futbollistin e Ballkanit, Ermal Krasniqi, i cili realizoi një gol dhe një asistim.

Sipas klubit ‘kuqezi’ këtë çmim e ka merituar futbollisti i tyre, Jose Denisson.

Lojtari brazilian realizoi dy gola në përballjen kundër Dukagjinit.

Më poshtë e gjeni reagimin e klubit:

Të ngjashme