Gjatë ditës së sotme në mediat vendore qarkulloi një lajm për punimet që po bëhen në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Demokracia.com.
Sipas pamjeve të paraqitura, dukej se tribunat po bëhen gati, megjithatë ndaj këtij lajmi ka reaguar drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi i cili ka thënë se aty jo që nuk janë afër punimet, por ato janë ndalur krejt.
“Punimet në stadiumin e qytetit janë ndalur në fund të vitit 2020 dhe nuk kanë filluar më as edhe një ditë të vetme, andaj portale të dashura mos shkruani të pavërteta!!!
LUMI PRESS 06 vetëm e ka pasqyruar gjendjen aktuale të stadiumit, që njëherit është shembulli më i keq i investimeve në nivel lokal e nacional”, ka shkruar Zymeri, të përcjellë me disa foto të punimeve të mbetura në gjysmë.
Padyshim dy skuadrat shumë të organizuara në vendin tonë, Drita e Gjilani e mbi të gjitha me një tifozëri të jashtëzakonshme “Intelektualët” dhe”Skifterët” meritojnë një infrastrukturë shumë më të mirë me shpresë se punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan do të nisin më seriozisht dhe do të përfundojnë shpejt. /Demokracia.com