Lajme
Reagon deputeti i LVV-së pas përjashtimit të arsimtares me shami në Suharekë
Demokracia
23:12 | 01 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka reaguar pasi shkolla “Flamuri i Arbrit” në Suharekë ka pushuar nga puna arsimtaren e matematikës, Remzie Lezi, pasi e njëjta bartë shami.

Sipas dokumentit të publikuar nga Rrahmani Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendimi për shkarkimin e arsimtares s’ka vlerë juridike.

Tutje deputeti i VV-së ka shtuar se cenimi i të drejtave të tjetrit është vepër penale.

“Ky dokument juridikisht nuk ka asnjë vlerë. As drejtori, e as Këshilli Drejtues i shkollës nuk mundet me largu prej pune asnjë mësimdhënës. Drejtoria e arsimit është përgjegjëse për pranimin dhe largimin nga puna të mësimdhënësve. Për më tepër, cenimi i të drejtave të dikujt, duke vepruar jashtë kompetencave zyrtare, është vepër penale”, ka shkruar ai.

Të ngjashme