Lajme
Reagon Bali Muharremaj pas përjashtimit të arsimtares me shami: Vendim i jashtëligjshëm
Demokracia
23:58 | 01 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas përjashtimit nga puna të arsimtares së matematikës, Remzie Lezi.

Ajo është përjashtuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës për shkak të shamisë, mirëpo Muharremaj këtë vendim e ka quajtur të jashtëligjshëm.

“Bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mirë. Në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale. Deri në një rast të tillë, të gjithë mësimdhënësit ushtrojnë detyrat e veta konform procedurës së lartpërmendur. Për momentin jam në udhëtim jashtë vendit, por që nga dita e hënë  do ta trajtoj me prioritet këtë rast, kjo në përputhje me ligjin, me urdhrin administrativ të Ministrisë së Arsimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kështu do t’i japim fund edhe debatit krejt të panevojshëm për këtë temë.

Përndryshe, gjuha linçuese, ofenduese ka vetëm një synim: përçarjen në mes nesh dhe dëmtimin politik të Komunës dhe sukseseve të arritura deri më tani”, ka shkruar Muharremaj.

Në Suharekë, përjashtohet arsimtarja nga shkolla për shkak të shamisë

 

 

Të ngjashme