ShowBiz
Reagon ashpër Fjolla Morina pas raportimeve se i mbeti 23 mijë euro borxh agjencisë turistike
Demokracia
09:08 | 02 Shkurt 2022

Share:

Këngëtarja, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla në pranverën e vitit të kaluar kishin vendosur që nga Dubai të shkonin në Maldive për të kaluar pushimet e tyre, e që rezervimin e bënë nga atje përmes një kompanie të fluturimeve.

Emisioni “Kiks Kosova” ka realizuar një storie lidhur me këtë ngjarje ku thuhet se për këtë pushim i kishin mbetur borxh 23 mijë euro një agjencie turistike kosovare.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar ashpër edhe vetë këngëtarja e cila përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, shkroi se nuk ka qenë në dijeni lidhur me marrëveshjen që ka bërë Fisniku me këtë agjenci dhe se krejt këto gjëra janë bërë pa dijeninë e saj.

Të ngjashme