Lajme
Reagon ashpër Bekim Haxhiu ndaj VV-së: Tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna
Demokracia
18:57 | 12 Korrik 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të VV—së, Mimoza Kusari-Lila, pasi që kjo e fundit dëgjohet duke folur për Haxhiu në përgjimet e publikuara me Sllavko Simiqit e Listës Serbe.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “Albin dhe Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folët shqip?!”

Ai tutje ka thënë se VV-ja shkojnë të Radojçiqi pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna.

“LVV ️ Krejt dhe Drejt️ te Radojçiqi! Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!” – ka shkruar Haxhiu.

Ai tutje ju ka thënë VV-së, se deri dje i kanë shpijuni tek armiku, ndërsa sot i shajnë para armikut.

“Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku. Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë.” – ka shkruar Haxhiu

Postimi i plotë:

Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?!

LVV ️ Krejt dhe Drejt️ te Radojçiqi!

Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!

Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.

Turp ju qoftë!

Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit.

Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë.

Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve.

Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku.

Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë.

Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë.

Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj.

Me të tillë mendësi jugonistalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot.

 

Të ngjashme