Lajme
Reagon AGK-ja pas kërcënimit të stafit të “Betimit për Drejtësi”: Thellësisht të shqetësuar
Demokracia
18:02 | 29 Korrik 2023

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit që i është bërë stafit të “Betimit për Drejtësi”.

AGK përmes një postimi në Facebook, kanë bërë të ditur se gazetarja dhe kameramani janë kërcënuar nga një shitës i mallrave ilegale.

I cili fillimisht i kishte dërguar mesazh kërcënues kameramanit dhe më pas e kishte telefonuar gazetaren.

Nga AKG janë shprehur të shqetësuar për këtë rast dhe ka ftuar Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin sa me parë.

Njoftimi i plotë:

Kërcënohen me jetë gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi”

Gazetarja, Alberta Hashani dhe kameramani, Dituron Aliu, janë kërcënuar me jetë përderisa ishin duke e zhvilluar një hulumtim që pritet të publikohet në muajin shtator.

Sipas redaksisë së “Betimi për Drejtësi”, gazetarja dhe kameramani janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale.

Raportohet se fillimisht kameramanit i është dërguar mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak.

“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh.

Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren duke u shprehur se atë se bashku më kameramanin do i fur në bander.

“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me këtë raportim të kolegëve, dhe fton Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të trajtojnë rastin sa më parë.

 

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024