Sport
Reagimi i çuditshëm i komentatorit spanjoll pas golit spektakolar të Besar Halimit
Demokracia
16:34 | 01 Prill 2021

Share:

Ishte një ndeshje e rrallë dhe e çuditshme për televizionin shtetëror të Spanjës, ajo e mbrëmshmja mes iberikëve dhe Kosovës. Përpara ndeshjes, komentatorët dhe gazetarët kishin marrë urdhrin për të mos e quajtur përfaqësuesen e “Dardanëve” në emër, por për ta bërë këtë emër: Federata e Futbollit të Kosovës.

Kjo gjë ndodh për shkak të problemeve të brendshme që kanë në Spanjë për pavarësinë e Katalonjës dhe për këtë arsye, ata nuk e njohin Kosovën si shtet. Gjatë këtyre ditëve, gjatë gjithë reklamave, lajmeve dhe transmetimeve të bëra “La 1” e ka shmangur emrin Kosovë, duke thënë që Spanja do të luajë me Federatën e Futbollit të Kosovës. Kjo ishte një provë zjarri edhe për komentatorët, të cilët e analizuan këtë ndeshje nën trysni.

Po çfarë ndodhi në momentin e golit të Kosovës, në minutën e 70-të, kur Halimi realizoi nga mesi i fushës pas daljes qesharake të portierit të portierit Iberik? Komentatori i televizionit publik spanjoll “RTVE”, përmendi emrin e golashënuesit, por jo edhe emrin e Kosovës. Ndërkohë që emri i përfaqësueses “Dardane” u shkruajt me të vogël.

Të ngjashme