Lajme
Reagimi i Von der Leyen kur pa varrezën masive në Bucha
Demokracia
13:13 | 09 Prill 2022

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha dje se vrasjet e civilëve në Bucha tregojnë fytyrën mizore të ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin dhe u zotua të mbështesë Kievin në mbrojtjen e kufijve të Evropës.

Gjatë një vizite në Bucha, ku ekspertët mjeko-ligjorë filluan gërmimin e trupave nga një varr masiv, Von der Leyen u trondit dukshëm nga ajo që pa.

E në vizitën e saj në Bucha, von der Leyen pa varrezën masive, ku në këtë moment bëri një reagim ku u shfaq shumë e shqetësuar.

“E pabesueshme ajo që ka ndodhur këtu”, u shpreh ndër të tjera shefja BE-së.

Të ngjashme