Arte
Reagimi i Istrefit pasi ”Vera Andrron Detin” nuk e fitoi çmimin kryesor në Venecia
Demokracia
17:09 | 12 Shtator 2021

Share:

Dje është mbajtur edicioni i 78-të i Festivalit të Filmit në Venecia, ku gjatë shpërndarjes së çmimeve kryesore, filmi kosovar ”Vera Andrron Detin”, nuk arriti të fitojë një të tillë.

Në lidhje me këtë, një reagim ersdhi nga aktori dhe producenti i njohur, Shkumbin Istrefi, i cili theksoi se vetëm prania në një festival siç është ai i Venecias është dëshmi e një kualiteti të lartë kinematografik.

Ndryshe, dje në Festivalin e filmit në Venecia çmimin kryesor e fitoi filmi ”L’événement”, e cila është një dramë e ashpër franceze për abortin ilegal në vitet 1960-ta.

Çmimi i dytë i jurisë së madhe shkoi për regjisorin italian Paolo Sorrentino për ”Dora e Zotit”, film thellësisht personal për humbjen e prindërve të tij si adoleshent.

Penelope Cruz e Spanjës fitoi çmimin e aktores më të mirë për rolin e një nëne beqare në “Nënat paralele” të Pedro Almodovar. Ndërsa, çmimi i aktorit më të mirë shkoi për John Arcilla nga Filipinet për ”On The Job: The Missing 8”.

Të ngjashme