Sport
Reagimi i Giresses pas deklaratës së Berishës shkaktoi të qeshura në konferencën e Kosovës
Demokracia
17:29 | 01 Qershor 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse dhe futbollisti Valon Berisha po flasin në një konferencë për media në prag të sfidës kundër Qipros.

Kosova nesër do ta nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve në udhëtim te Qipro me ndeshjen që fillon nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.

Gjatë fundit të konferencës në sallë janë shkaktuar disa të qeshura pas deklaratës së Valon Berishës.

“E kam një ëndërr që ta kualifikojmë Kosovën në Kampionat Evropian ose Botëror. Jemi në formë të mirë. Ky është momenti. Trajneri e ka sjell një atmosferë tjetër. Të gjithë lojtarët patën mundësi ta tregojnë veten. Besoj se jemi të gatshëm ta bëjmë punën tonë si futbollistë, andaj nesër është ndeshje e rëndësishme ndaj Qipros”, tha Berisha në konferencë për media.

Kjo deklaratë e Berishës, ndonëse s’u kuptua nga trajneri francez i Kosovës shkaktoi një reagim interesant të tij, i cili u përcoll me të qeshura nga Berisha./Demokracia.com/

Të ngjashme